Vendimi për qeset e plastikës, i gjenë të pa përgatitura të gjitha bizneset

Gazetare: Evi Shkopi

Vendimi për të hequr nga qarkullimi qeset plastike nga sot, nuk i ka gjetur të përgatitura të gjitha bizneset edhe pse paralajmërimet se kjo do të ndodhë kanë qenë që vitin e kaluar, shkruan Alsat.

Shitësi që vizituam na tha se sot se kishte shitur vetëm 3 qese edhe atë plastike, ndërsa ditët e kaluar harxhonte deri në 90 qese në ditë.

Qytetarët që anketuam thonë se ky vendim do të ketë ndikim pozitiv në ekologji, duke iu referuar situatave kur ka reshje të dendura shiu në lumenjtë në vend dalin në sipërfaqe numër i madh qesesh dhe shishesh plastike.

“Vendim shumë me vend. Zonja ime ka torbë të veçantë, ekologjike. Nëse është plastike nuk do e marr. Ne në shtëpi nuk kemi qese plastike. Vendim i mirë, do i bëjë mirë ekologjisë”, tha një qytetar për Alsat.

Ministri i Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini, thotë se prodhuesit do të kenë afat deri në 1 qershor të vitit 2023 që të përshtatin biznesin e tyre për prodhimin e qeseve të bio-degradueshme.

Sipas tij, prodhuesit e qeseve të bio-degradueshme në vend kanë mjaftueshëm kapacitet për të plotësuar nevojat e bizneseve, sepse do të ulët numri i blerjes së qeseve.

Sa u përket tregjeve, Nuredini thotë se shitësit mund të vendosin në përdorim qeset prej letre dhe kanë të drejtë vet të vendosin nëse çmimin e të njëjtave do t’ia faturojnë ose jo klientit.

“Ideja e kësaj nuk është të grumbullojmë mjete, por të ulim përdorimin e qeseve të plastikës. E kuptojmë se nuk do të funksionojë që nga dita e parë, por qëllimi është që të hyjë në funksion sa më shpejt. Kemi biseduar edhe me prodhuesit edhe me shitësit edhe me të gjithë dhe të gjithë kanë qenë në rrjedha se këto ligje do të hyjnë në fuqi. Çdo tre mujorësh, shitësit do të bëjnë pagesën në xhirollogarinë e fondit dhe më pas ato do të publikohen që qytetarët të dinë se sa janë grumbulluar”, tha ndër të tjera Naser Nuredini – ministër për Planifikim Hapësinor.

Dikasteri i Mjedisit Jetësorë planifikon që paratë që do të mblidhen ne fondin të shfrytëzohen për fushata për rritjen e vetëdijes, në projektet për mjedisin jetësorë, por edhe për të përkrahur bizneset që do të prodhojnë qese të bio-degradueshme.

Nga një janari do të hyjë ne fuqi edhe përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesve. Këta të fundit do të kenë përgjegjësi të grumbullojnë ambalazhet e produkteve që kanë shitur. Më pas planifikohet vendosja e kontejnerëve që do të përdoren për përzgjedhje të mbetjeve, që të njëjta më pas të riciklohen. Kjo do të krijojë nevojën për hapje të fabrikave recikluese./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button