Vendosen shumë rekorde në përballjen Liverpull – Man. Junajted 7:0!

Premier Liga dhuroi një shfaqe spektakolare të dielën, teksa tifozët e lojës së bukur ishin dëshmitar të një triumfi madhështor të Liverpulit me rezultatin e thellë 7-0 kundër rivalëve të Man. Junajtedit.

Stadium “Anflied” është dëshmitar i shumë fitoreve fantastike dhe shpeshherë rikthimeve spektakolare të Liverpullit, por kjo ndeshje dhe ky rezultat do të mbetet gjatë në histori për shkak edhe të rekordeve të shumta që janë thyer.Për Junajtedin kjo ishte disfata më e thellë përsa i përket shekullit 21.

“Djajtë e Kuq” edhe këtë sezon në derbin kundër Man. Sitit u mundën 6-3. Ndërsa në verën e vitit 2022 në startin e Premier Ligës humbën kundër Brentfordit me 4-0. Në sezonin 2011/2012, City i ka mundur rivalët e qytetit në derbi 6-1, ndërsa po me të njëjtin rezultat “Djajtë e Kuq” janë mundur me Tottenham në sezonin 2020/2021.

Sa i përket historisë së përballjeve, rezultati më i thellë në ndeshjen Liverpull – Man. Junajted i takonte vitit 1895, ku të kuqtë regjistruan fitoren 7-1.  Pas 128 vitesh regjistrohet një rekord i ri në përballjet direkt me fitoren e të kuqve 7-0. Prej vitit 2016 në “Anflied” janë zhvilluar tetë ndeshje midis Liverpullit dhe Man. Junajtedit. “Djajtë e kuq” në total kanë realizuar vetëm 1 gol, teksa ky është një tregues i qartë i dominimit të skuadrës së Jurgen Klopit në vitet e fundit.

Sa i takon holandezit, Erik Ten Hag për të ishte humbja më e thellë në karrierën e tij prej 481 ndeshjesh si trajner në të gjitha garat.

Kjo ndeshje ishte speciale edhe për Mohamed Salah. Ky i fundit u bë golashënuesi më i mirë i Liverpullit në histori të Premier Ligës me 130 gola, duke kaluar ato 129 gola të Foulerit. Ndërsa për herë të parë që nga viti 1908, tre lojtarë të Liverpullit kanë shënuar nga 2 e më shumë gola në një ndeshje të vetme kundër Man. Junajtedit: Kodi Gakpo, Darvin Nunjez dhe Mohamed Sallah.

LEXO EDHE:

Back to top button