Vendosi lule në varrin e Navalny, arrestohet gazetarja ruse

Vendosi lule në varrin e Navalny, arrestohet gazetarja ruse

Një gjykatë në Moskë dënoi gazetaren e SotaVision Antonina Favorskaya me 10 ditë burg me akuzën e mosbindjes ndaj policisë pasi vendosi lule në varrin e Nvalnyt.

Favorskaya dhe dy kolegë u arrestuan më 17 mars në një kafene pranë varrezave pasi vizituan varrin e Navalny dhe u dërguan në polici për verifikim të identitetit.

Dy kolegët e saj u lanë të lirë, por Favorskaya, e cila fillimisht refuzoi të tregonte dokumentet e saj në polici, qëndroi në paraburgim dhe më pas u dënua nga një gjykatë.

Favorskaya dikur mbulonte gjyqet e Navalny si gazetare.

LEXO EDHE:

Back to top button