Venko Filipçe kritikon ashpër propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor
“Kjo hap rrezik për votim masiv dhe të pakontrolluar. Njësoj siç ishte gjatë kohës së pushtetit të Nikolla Gruevskit. Ky është një sistem shumë i rrezikshëm që hap derën për manipulim zgjedhor dhe vjedhje nga ana e këtij pushteti. Më tej nuk tregohet saktë se në çfarë mënyrë do të rregullohet kjo, thuhet vetëm se këtë votim elektronik të diasporës duhet me akte nënligjore ta përcaktojë KSHZ dhe jo si është rregulli ajo të përcaktohet me ligj. Ky është edhe një argument shtesë se bëhet fjalë për iniciativë që hap derën për manipulim serioz dhe përparësi fillestare prej disa deputetësh për pushtetin, ende pa u zbatuar votimi në shtet “, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.








