Venko Krstevski zgjidhet ushtruesi i detyrës-kryetar
Venko Krstevski zgjidhet ushtruesi i detyrës-kryetar

Me 9 vota “pro”, këshilltari i pavarur në Këshillin e komunës së Koçanit, Venko Krstevski, është zgjedhur ushtrues detyre në postin e kryetarit të komunës së Koçanit. Gjatë debatit në këshill, dorëheqje dha Kristina Atanasova, këshilltare nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e cila u kërkoi falje qytetarëve që nuk arriti të realizojë pritjet për shkak se nuk kishte mbështetje nga kryetari i komunës që dha dorëheqje. Atanasova gjithashtu deklaroi se nuk do të mbështesë asnjërin nga kandidatët aktualë për ushtrues detyre të kryetarit të komunës.
“Arsyeja ime dhe betimi që kam dhënë nuk më lejojnë të mbështes asnjë kandidat. Me këtë rast dua të dorëzoj dorëheqjen time si këshilltare te kryetari. Sepse vetëm prania ime mund të numërohet si numër, por mendoj se kjo është jashtëzakonisht e padenjë dhe poshtëruese për mua dhe për të gjithë mbështetësit e mi që më kanë votuar në zgjedhje. Ata që nuk më njohin mund të më kritikojnë lirisht, ndërsa ata që më njohin, e dinë pse po e bëj pikërisht këtë”, deklaroi Kristina Atanasova, këshilltare në dorëheqje në komunën e Koçanit. /Alsat.mk