Timo Verner u bë protagonisti kryesor i Çellsit në fitoren ndaj Uest Hemit, në kuadër të xhiros së 33-të të Premierligës. Verner shënoi golin e vetëm në këtë takim, por pati edhe një mundësi të artë për ta realizuar golin e dytë. Kur u pyet për këtë gjë, gjermani e mori situatën me sportivitet ku deklaroi se do të teprohej nëse do të shënonte të dytin.
“Mendoj që në shansin e dytë mund të shënoja, por mendoj që duhet të rikthehem ngadalë me një gol. Po të shënoja dy, do të ishin ndoshta shumë për fillim, jo bëj shaka, jam i lumtur për fitoren. Ndjenja zgjatë vetëm pak, kur prisni kaq shumë dhe e dini këtë ndjenjë, është ndjenja më e mirë krahas të fitosh ndeshjet. Jam i lumtur për skuadrën fillimisht, por gjithashtu edhe me golin tim”, tha mes tjerash Timo Verner.








