Verstapen, fitues i garës së parë sprint në Formula 1

Piloti holandez në makinën “Red Bull”, Maks Verstapen është fitues i garës së parë në sprint në historikun e Formula 1, që u zhvillua në “Silverstoun”. Edhe pse e nisi garën nga vendi i dytë, me fillim të shpejtë arriti që të kalojë Luis Hamilltonin në makinën “Mercedes” dhe deri në fund të 17 xhriove të mbajë të njëjtën pozitë. Vendi i tretë i takoi Valteri Botasit në “Mercedes”.

Fituesi i garës sprint, do të nis garën nga linja e parë dhe arkëtoi edhe 3 pikë në renditjen e përgjithshme. Ndërkohë Hamiltoni arkëtoi 2, ndërsa Botas një pikë.

 

Në vendin e katërt u ndal Sharl Leklerk, para Landon Norrisit, Daniel Rikiardo, Fernando Alonso, Sebastian Vetel dhe Xhorxh Rasell dhe Esteban Okon.

Gara për Çmimi e Madh të Britanisë së Madhe do të zhvillohet në pistën “Silverstoun”, më 18 korrik, në orën 16.00.

LEXO EDHE:

Back to top button