Vrenezi: Përse në taekvondo ka 2 akreditime shtesë?

Pasi që ditë më parë, reagoi ashpër për mospershfirjen e tij në ekspeditën e MAqedonisë për Lojrat Olimpike në”Tokio 2020”, si trajner i përfaqësues së Maqedonisë në mundje, sot Lulzim Vrenezi pyet se si është e mundshme që në sportin e taekvondos të ketë 2 akreditime shtesë.

Sipas Vrenezit, Darko Kostovski është në detyrë të trajnerit të Dejan Georgievskit që ka normë olimpike, por nuk kupton se si kanë marë akreditime Borçe Kostovski dhe Filip Dodoevski.

Ndërkohë në sportin e mundjes,  Mogamedxhi Nurov me normë olimpike ka vetëm trajnerin personal Mogamed Ibragimov, ndërsa Komiteti Olimpik nuk ka lejuar që edhe Lulzim Vrenezi të udhëtojë në “Tokio 2020”.

Vrenezi si trajneri i Nurovit, ka qenë bashk në të gjitha eventet e mundjes në 6 vitet e fundit, përfshi këtu edhe Botërorin në Nur Sultan në Kazakistan në vitin 2019, kur mundësi i naturalizuar arkëtoi “A” normë olimpike.

LEXO EDHE:

Back to top button