Verstapen, nuk përjashton mundësin e largimit nga “Red Bull”

Në fillim të këtij viti, kampioni i botës, Maks Verstapen firmosi me ekipin në pronësi të pijeve energjike për një afat të gjatë, në një marrëveshje, me vlerë 50 milionë dollarë në vit.

“Ndihem shumë mirë në ekip. Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar. Ne shkojmë mirë dhe kemi një ekip konkurrues,” kishte thënë holandezi për “motorsport-magazin.com”.

Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në skuadra të tjera si Mercedes apo Ferrari pasi kontrata e re të përfundojë.

“Në fund të kontratës do të jem vetëm 31 vjeç. Atëherë unë kam ende opsionin për të vazhduar apo jo”, theksoi ai.

Piloti i Red Bullit, Maks Verstapen së fundmi është fitues i garës në Majami.

LEXO EDHE:

Back to top button