Tiranë, sot raundi i parë për presidentin

Tiranë, sot raundi i parë për presidentin

Do të mbahet sot në Kuvend raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, por palët nuk do të kenë një emër për të votuar.

Kushtetuta e parashikon që votimi të quhet i kryer edhe pa asnjë kandidaturë, ndërsa i hapet rruga 2 raundeve të tjera. Mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërsa vijojnë përpjekjet për një kandidaturë konsensuale.

Socialistët janë shprehur se mazhoranca është e vendosur që t’i japë vendit një president konsensual dhe sipas Taulant Ballës, në tryezën e negociatave që u mbajt të premten, u vendosën edhe piketat kryesore me përfaqësues të opozitës. Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj refuzoi të ishte pjesë e diskutimeve dhe ka paralajmëruar se nuk do të ulet në negociata me mazhorancën, nëse nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri.

Fatmir Mediu, ndërkohë, e kushtëzoi këtë proces me zgjedhjen e një kandidature që përfshin të gjithë opozitën. Rithemelimi ka nisur takimet me aleatët e PD-së për propozimin e një kandidature të përbashkët.

LEXO EDHE:

Back to top button