Mexhiti: Edhe pse jemi të parët, s’ka nevojë për zgjedhje

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti thekson që pavarësisht se VLEN-i është parti me rejtingun më të lartë te blloku politik shqiptar, nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të parakohshme pasi që do të bllokoheshin punët të cilët i ka nisur qeveria. Mexhiti akuzon se BDI-ja kërkon zgjedhje vazhdimisht për të mbajtur elektoratin e saj.

“Parlamenti ka mjaftueshëm numra, ka shumicë absolute dhe nuk ka asnjë arsye për të eksperimentuar dhe për të shkuar në zgjedhje që nënkupton edhe bllokim të proceseve, bllokim të punimeve, bllokim të prokurorimeve, punësimeve, të vendimeve. Pra nuk është në interes të qytetarëve të kemi, fundi fundit është harxhim shtesë për qytetarët e Maqedonisë. Por kjo nuk do të thotë VLEN-i një i cili është favorit te shqiptarët me anketat e fundit që i ikë zgjedhjeve, por mendoj që për momentin punojmë për zgjidhje jo për zgjedhje”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button