Verstapen “pole” në Belgjikë, por penalizohet me 5 pozicione

Maks Verstapen me “Red Bull” siguroi “pole position” në pistën belge “SPA”, ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës e botërorit të Formula 1. Piloti holandez, kampioni i botës në fuqi, dha kohën 1’46”168, duke qenë i pakapshëm në pistë nga rivalët. Ai ishte 8 të dhjetat më i shpejtë se Sharll Leklerk me “Ferrari”, që doli i dyti. Gjithsesi, monogasku i “kokëkuqes” do ta nisë garën e së dielës nga vendi i parë, pasi Verstapen është penalizuar me 5 pozicione, për ndërrimin e kambios.

Leklerk do ta ndajë vijën e parë të nisjes me meksikanin Serhio Perez me “Red Bull”, që sot doli i treti. Provat e sotme nisën në një pistë të lagur, por që u tha me kalimin e minutave.

Kështu, Verstapen do ta nisë garën e së dielës nga vendi i gjashtë, ndërkohë që para tij në start do të jenë edhe Luis is Hamilton (Mercedes), Karlos Sainz (Ferrari) e Oskar Piastri (MekLaren).

Në “Top-10” u renditën edhe Lando Norris, Xhorxh Rasell, Fernando Alonso e Lens Stroll. Të shtunën do të zhvillohet “gara sprint”, që pritet të zhvillohet në pistë të lagur.

LEXO EDHE:

Back to top button