Vështirësohet trafiku, reshje të dendura dëbore përfshijnë Veriun e Italisë

Reshje të dendura dëbore kanë goditur Veriun e Italisë, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Sipas parashikimit të motit, reshjet e borës mund të zgjasin në Milano deri në orët e pasdites.

Edhe qytetet e tjera të rajonit të Lombardisë janë mbuluar me një shtresë bore që shkon nga 10 deri në 20 cm trashësi.

Për pasojë janë anuluar udhëtimet në disa linja hekurudhore, ndërsa në disa zona alpine qarkullimi po kryhet me zinxhirë.

Afro 38 udhëtime me trena rajonalë janë anuluar, veçanërisht ato me destinacion Ligurian, por edhe disa trena të linjës Milano-Torino.

LEXO EDHE:

Back to top button