Arrestohen tre shtetas të huaj në Prishtinë

Një algjerian, një marokien dhe një qytetar i Libisë janë arrestuar gjatë së dielës në Prishtinë.

- Advertisment -

Të tre këta persona u arrestuan nga Policia e Kosovës me dyshimin se kishin tentuar të vjedhin në një lokal në Prishtinë ku kanë thyer edhe xhamin e këtij lokali.

Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“ Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas Algjerian, Marokien dhe të Libisë për shkak të dyshimit se kishin tentuar të kryenin vjedhje në lokalin e viktimës mashkull kosovar të cilit lokal ja kishin thyer xhamin. Njësitë policore, të dyshuarit i kanë arrestuar në vendin e ngjarjes të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” , thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button