Vetaksidentohen katër persona në autostradën “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

Katër persona janë lënduar pas një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Sot, 29.08.2020, rreth orës 17:56, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident) në autostradën “Arbën Xhaferi” drejtimi Lipijan-Prishtinë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut po merren me aksidentin”.Lojtës

LEXO EDHE:

Back to top button