Vetëm 86 ditë pas aksidentin, Grozhan sërisht drejton makinën

Vetë 86 ditë nga aksidenti i frikshëm në Bahrein, ku makina e Romen Grozhanit u nda në dy pjesë dhe u përfshi në flakë, piloti francez ka zbritur sërish në pistë. Këtë herë, 34-vjeçari ka nisur aventurën e tij të re në garat e “IndiKar”.

 

Grozhan ishte në Alabama, aty ku do të zhvillohet gara e parë sezonale. Ai provoi makinën “Dal Kojn Rejsing”, me të cilën do të garojë këtë sezon, për t’u ambientuar me shpëjtësinë dhe këtë kampionat.

“Ishte një ditë speciale. Nuk jam aspak i shqetësuar, vetëm kam dëshirë të pilotoj. Në xhirot e para muskujt ishin të tendosur, por me kalimin e kohës situata u përmirësua dhe ky është një sinjal i mirë”, tha mes tjerash Grozhan.

Gara e parë e pilotit francez pritet të jetë më 18 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button