Xholev: Për arrestin shtëpiak të Mijallkovit gjykata ka vepruar me korrektësi

Propozimi për arrestimin e e Sasho Mijallkovit arriti në Gjykatë të dielën në orën 15:00, ndërsa vendimi është përgatitur në orën 18:30. Këto janë tre orë e gjysmë, ashtu që Gjykata veproi absolutisht në mënyrë të azhurnuar, deklaroi kryetari i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev.

Xholev sqaroi se Gjykata Penale, në përputhje me dispozitat ligjore, ka afat për të vepruar mbi propozimin brenda 24 orëve, dhe mund të kishte vendosur deri të hënën deri në orën 15:00. Mirëpo, siç shtoi ai, është konstatuar se duhej të veprohej menjëherë.

Ndryshe, pas zhdukjes dhe më pas paraqitjes në gjykatë të ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov, shumë pyetje dhe deklarata kontradiktore mbetën pa përgjigje. Si shkoi komunikimi mes Prokurorisë, MPB-së dhe Gjykatës.Ku ishte fshehur Mijalkov, kush do të mbajë përgjegjësi për lëshimet, si mundet që i arratisuri të cilin po e kërkonte e gjithë policia arriti të kalonte pa u vërejtur nga askush, dhe i vetëm të paraqitet në Prokurori.

LEXO EDHE:

Back to top button