Vetëm Mesi ka më shumë gola nga Bardhi





Pas 2 vite, 3 muaj dhe 20 ditë, mesfushori shqiptarë, Enis Bardhi realizoi gol nga gjuajtja e lirë kundër Valadolidit, për ti hapur rrugën skuadrës së tij, Levantes, drejt çerekfinales në Kupën e Spanjës. Mediat në Spanjë raportojnë se Enis Bardhi nga aktivizimi i tij në La Liga, në vitin 2017, ka shënuar 7 gola nga gjuajtja e lirë në të gjitha kompeticionet.
Vetëm Lionel Mesi me 21 gola nga gjuajtjet e lira, qëndron para mesfushorit shqiptarë në listën e realizuesve të sigurtë nga goditjet e lira. Pas Bardhit reshtohet ish kapiteni i Valencia-s, Dani Pareho, që tani aktivizohet në Viljareal.



