Greqia vazhdon vendimin për kufijtë tokësorë dhe ndalesën për hyrje të shtetasve nga vendet e treta

Dy vendime ministrore që kanë të bëjnë me kufizimin e përkohshëm të lidhjeve tokësore, detare dhe ajrore të vendit dhe të ndalesës për hyrje të shtetasve nga vende të treta, Greqia i vazhdoi deri më 12 tetor.

Lidhur me kufijtë tokësorë, kufizimet, “për arsye parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja shtesë e koronavirusit, Covid-19 në territorin grek” do të vlejnë për periudhën nga 1 deri më 12 shtator 2020 ndërsa për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ka ndalesë, hyrja lejohet vetëm përmes Bullgarisë, dmth përmes kalimit kufitar Promahonas dhe me test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Nga vendkalimet e tjera kufitare që janë të hapura, dmth Kakavija dhe Kristalopigi për në Shqipëri, Evzoni (Bogorodica) për në Maqedoninë e Veriut, Nimfea në Bullgari dhe Kipi për në Turqi, hyrja në Greqi lejohet vetëm për kategori të caktuara, me test negativ PCR.

LEXO EDHE:

Back to top button