Vetoja bullgare nuk ka pasur shumë ndikim në tregtinë me Maqedoninë

Vetoja bullgare nuk ka pasur shumë ndikim në tregtinë me Maqedoninë

Gazetar: Ile Petreski

Vetoja bullgare në rrugën evropiane të Maqedonisë shkakton mosbesim në marrëdhëniet e biznesit mes dy vendeve, por tregtia nuk është ulur ndjeshëm, shkruan Alsat.

Me stabilizimin e skenës politike në Bullgari, nga Oda Ekonomike Maqedoni-Bullgari thonë se ekonomia është ajo që tani duhet të hapë rrugën dhe të vendosë përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve.

“Si biznes, ajo veto nuk u reflektu shumë, por u reflektua në besimin mes biznesmenëve. Tani gjërat shikohen pak më me kujdes dhe pak më me kujdes vendosin të investojnë te ne. Ndërsa ne, si ekonomi më e vogël dhe më fleksibile, kemi rritje të vazhdueshme në shkëmbimin tregtarë me ta”, tha Kiril Lazarov, kryetar i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare.

Një ditë para ardhjes së kryeministrit të ri bullgar Kirill Petkov, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, doli me letër të hapur.

“A nuk mjafton që evropianët tallen me ne për nivelin e bashkëpunimit ekonomik, që për 30 vjet është 4,5 deri në 6% nga vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Maqedonisë me botën dhe për strukturën e tregtisë. Ata qeshin me ne edhe për katër orët që na duhen për të udhëtuar 150 kilometra me makinë mes dy kryeqyteteve tona dhe që nuk kemi mundur të lidhemi me hekurudhë për 30 vjet”, u shpreh Branko Azeski- kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Vitin e kaluar, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arriti në rreth 700 milionë euro. Vlera e mallrave të importuara dhe të eksportuara nga vendi në Bullgari është pothuajse identike.

Mijëra kompani janë regjistruar në Bullgari nga shtetas maqedonas kurse rreth 30 janë më të mëdha. Bullgarët në Maqedoni kanë investuar në sektorin financiar, farmaci dhe biznesin e kanabisit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button