Policia kapë infermieren që bënte se po u jep vakcinë kundër Covid-19 pacientëve (VIDEO)

Policia në Palermo ka arrestuar një infermiere e cila bëhej kinse po vaksinonte qytetarët kundër COVID-19, në mënyrë që ata të arrinin të merrnin certifikatën e vaksinimit.

Hetuesit përdorën kamera të fshehta për të filmuar një grua 58-vjeçare që punonte si infermiere në Palermo.

Videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale, tregon një punonjëse shëndetësore duke mbushur vaksinën dhe më pas duke e zbrazur përmbajtjen e saj në një shami, duke pretenduar se po e injekton atë në dorë.

58-vjeçarja u arrestua si e dyshuar për mashtrim.

Policia italiane pretendon se edhe doza përforcuese që ajo kishte dhënë, ishte false.

Kjo nuk është hera e parë që një infermiere arrestohet në Itali për dyshime në lidhje me falsifikimin e dhënies së vaksinës, raporton Klix.ba.

Dhjetëra mjekë dhe infermierë janë arrestuar pasi kanë marrë nga 400 euro për shërbime të tilla. Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit në terren, anti-vaksinuesit i quajnë këto certifikata “super kartona jeshile” dhe janë gati të paguajnë deri në disa qindra euro për to.

LEXO EDHE:

Back to top button