Vetura bie në lumin Lanë në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Vetura bie në lumin Lanë në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Brrylit ku një person ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumin e Lanës.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

LEXO EDHE:

Back to top button