Vetura godet një të mitur në Negotinë

Vetura godet një të mitur në Negotinë

Një i mitur ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident në Negotinë, njoftojnë nga MPB.

Sipas informacioneve të raportuara në MPB, dje në orën 18:20 është raportuar se në Negotinë, në rrugën “Marshall Tito”, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Negotinës drejtuar nga L.A.(32) nga Negotina ka goditur një këmbësor të mitur nga Negotinë.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga policia e Negotinës.

LEXO EDHE:

Back to top button