VEVE Grup sqaron opinionin publik: Prona e blerë s’ka ka pasur hipotekë

VEVE Grup sqaron opinionin publik: Prona e blerë s’ka ka pasur hipotekë

VEVE Grup sqaron se pas blerjes së pronës, për nevojat e kompanisë ka shfrytëzuar kredi përmes Bankës Komerciale në Shkup. Gjatë marrëveshjes për kredi janë siguruar gjithashtu prova dhe vërtetime të reja se prona e njëjtë nuk ndodhet nën asnjë masë hipoteke. Gjithashtu ekzistojnë dokumente relevante të institucioneve përkatëse se pas shqyrtimit të librave të hipotekave nga viti 1990 deri më 28 gusht 2009 dhe më pas deri në korrik të vitit 2011 nuk është konstatuar prezencë hipoteke ndaj pronës së lartpërmendur.

Në vitin 2013 për nevojat e bankës, VEVE Grup ka proceduar listë të re pronësore në të cilën është shtuar se nga librat e evidencave në gjyq është proceduar hipotekë ndaj kësaj prone si masë për sigurimin e kredisë nga Kompania Euro Produkt Shkup në Stopanska Banka, filiali kryesorë në Kumanovë në vitin 1993.

Për këtë borxh ndaj Stobanska Banka me filiale kryesore në Kumanovë, sipas VEVE Grup askush nga pronarët paraprakë nuk ka qenë i njoftuar përfshi edhe kompaninë VEVE Grup e cila nuk është njoftuar se ai borxh është evidentuar në librat e hipotekave.

Kompania shpjegon se të gjitha palët janë përfshirë në marrëveshjen për shit-blerje vetëm pas sigurimit dhe vërtetimit të marrë nga institucionet relevante si gjykata dhe kadastra se ndaj pronës e cila është mjet shit-blerjeje nuk ka të evidentuar hipotekë. “Nuk bëhet fjalë për periudhë të shkurt, por për një periudhë të gjatë mbi 20 vjeçare”, potencohet në qëndrimin e VEVE Grup.

Ministria e Financave, sipas tyre e ka rihapur këtë procedurë në vitin 2016 në bazë të një vendimi gjyqësorë të vitit 1997, ndërsa VEVE Grup nuk ka poseduar asnjë dëshmi materiale nëse borxhi i kompanisë Euro Produkt Shkup e cila më pas ka falimentuar është fshirë apo është paguar, kur dhe si. Kompania VEVE Grup ka pasur besim në librat e hipotekave. Kjo sipas tyre lë të kuptohet se derisa Kapital Banka derisa kishte konstatuar se ka hipotekë, nuk do të kishin mundësuar kredi dhe aq më pak lodhjen e marrëveshjes për shit-blerje. Kjo marrëveshje është arritur vetëm pas sigurimit të dëshmive se prona e në fjalë nuk posedon hipotekë dhe këto dëshmi materiale janë siguruar nga gjykata dhe kadastra.

VEVE Grup pyet publikisht cila është siguria juridike për të investuar në Maqedoni të Veriut, kur shteti përmes sistemit juridik duke dhënë informacione të gabuara i çon në humbje investitorët duke i thënë se rrethana të caktuara nuk ekzistojnë ndërsa më pas i detyron të paguajnë obligimet e tyre të evidentuara 20 vite me vonesë. Në rastin konkret bëhet fjalë për investitorë të huaj i cili shumë vështirë i realizon të drejtat e tij, dhe lind pyetja se si do të kishte vepruar një investitor i huaj në rrethana të tilla. Nëse ky vendim ka prapavijë politike, nuk mund të vërtetohet por faktet dhe dëshmitë flasin për një mundësi të tillë e cila do të zbardhet dhe qartësohet me kalimin e kohës, thuhet në reagimin e VEVE Grup. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button