Vëzhguesit e Milanit në Gjermani, me mision konkret në “Signal Iduna Park”

Armando Broja është prej kohësh në shënjestrën e Milanit, klub që pritet të bëjë më shumë se një përforcim në repartin e sulmit. Xhoshua Zirkzee, por edhe futbollisti i talentuar shqiptar, kuqezinjtë i duan të dy.

Dhe në “Signal Iduna Park” do të jetë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve. Ai do të ndjekë në aksion sulmuesin 22-vjeçar në duelin Shqipëri-Itali, i vlefshëm për grupin B të Euro 2024. Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën. Emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.

Por, tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonseka-s. Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Çellsit, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira. Diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milanon kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button