(Video) 90 vjeçarja britanike merr vaksinën e Pfizer ndaj Covid-19

https://alsat.mk/video-90-vjecarja-britanike-behet-personi-i-pare-ne-bote-qe-merr-vaksinen-e-pfizer-ndaj-covid-19/

Mbretëria e Bashkuar është bërë kombi i parë perëndimor që fillon vaksinimin e qytetarëve të saj ndaj Covid-19. 90-vjeçarja Margaret Keenan mori dy doza të Pfizer në orën 06:31 të mëngjesit të sotëm.
Kjo ndodhi në Spitalin Universitar në Coventry, më pak se një javë pasi Britania e Madhe miratoi këtë vendim.

Plaka 90 vjeçe ka thënë se ndihet e privilegjuar që është personi i parë që ka marrë këtë vaksinë.

“Javën e ardhshme do të mbushë 91 vjeç. Kjo për mua është dhurata e ditëlindjes. Ndjehem e privilegjuar që isha personi i parë. Tani do të pres e qetë festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri” ka thënë Keenan.

LEXO EDHE:

Back to top button