VIDEO/ Aintrahti dhe Renxhersi, në finale të Ligës Evropa

Përballë një atmosfere fantastike të krijuar nga tifozët e skuadrës gjermane është luajtur ndeshja mes Aintraht Frankfurtit dhe Uest Hemit. Aintrahti e nisi ndeshjen me epërsi 2-1 në Londër, ndaj Uest Hamit, I cili kishte nevojë për një fitore. Por problemet për Uest Hemin u shtuan në minutën e 17-të kur Kresuell mori një karton të kuq dhe la ekipin e tij, me një lojtar më pak. Skuadra gjermane e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe arriti në fitore me golin e Bore-s në minutën e 26-të.

Ndërkohë në përballjen e dytë, Lajipzigu mundi 1-0 Renxhersin në Gjermani, por në përballjen e dytë skuadra skoceze festoi me 3-1 dhe kaloi në finale. Renxhersi kishte një fillim fantastik të ndeshjes, me golat e Tavernierit dhe Kamara kishte epërsi 2-0 pas 25 minutash lojë. Në minutën e 71-të, Nkuku shënoi gol dhe riktheu në lojë Lajpcigun, rezultati i përgjithshëm në ato momente ishte 2-2. Mirëpo dhjetë minuta më vonë, Lundstrom shënoi për t’i dhënë Renxhers një fitore 3-1.

LEXO EDHE:

Back to top button