Vetëm 42 minuta lojë për t’i bërë të gjithë të kuptojnë se mes Real Madrid dhe Barcelona-s nuk do të kishte qenë një miqësore. Ndeshja e programuar për fazën përgatitore që dy ekipet po zhvillojnë në Amerikë ka qenë spektakolare, por me shumë tension.
Tension që ka arritur kulmin në minutën e 42-të dhe që ka patur për protagonistë Vinicius dhe Jordi Alba-n. Braziliani ka kaluar dy kundërshtarë në mënyrë shumë të lehtë dhe Jordi Alba ka vendosur ta ndalë në mënyrë të ashpër. Dukej një faull normal loje, por gjakrat janë nxehur menjëherë. Imazhet tregojnë gjestin e Rodrygo që ka shtyrë Busketsin me forcë. Të dy kanë hyrë në kontakt para se të ndaheshin nga ndërhyrja e shokëve të skuadrës, mes të cilëve ka qenë edhe Leëandoëski.
Në një moment ka ndërhyrë edhe Rudiger duke e nxehur akoma më shumë klimën. Ish-ylli i Çellsit-t ka shtyrë Arauho-n duke shkaktuar një përplasje të dytë mes lojtarëve të dy ekipeve, me Militao-n që ka përfunduar në tokë, pasi është goditur.
Ndeshja, e fituar 1-0 nga Barcelona falë një super goli të Rafinja-s, është mbyllur me katër kartonë të verdhë të dhënë nga arbitri i ndeshje tre prej të cilëve kanë qenë për lojtarët e Çavi-t.








