VIDEO / Alioski asiston për Fenerbahçen, Bardhi shënon për Trabzonzporin

Reprezentuesit e Maqedonisë, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski, konfirmuan edhe njëherë formën e tyre në përballjet e Ligës Evropa. Enis Bardhi ishte autor i golit të tretë në fitoren e Trabzosporit ndaj Monaks me 4-0. Mesfushori shqiptarë realizoi një goditje të lirë me mjaft dinakëri, duke dërguar topin posht murrin të gjallë, për të ngritur në këmbë gjithë publikun në stadium.

 

Ndërkohë Ezgjan Alioski dhuroi një performancë të shkëlqyer në fitore 2-1 të Fenerbahçes në terrenin e qipriotëve të AEL-it, ku luan Triçkovski, që shënoi golin e vetëm për vendasit. Alioski ishte në rolin e asistuesit për skuadrën turke në shënimin e golit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button