VIDEO / Alioski para stërvitjes së parë, mirëpritet nga kolegët me “Hoş geldin”

" "

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, ka zhvilluar stërvitjen e parë me Fenerbahçen. Alioski shkoi në Turqi me një huazim njëvjeçar nga Al Ahly i Arabisë Saudite. Ai shpreson të ketë një shans për të luajtur në ndeshjen e nesërme kundër Sllovaçkos, në ndeshjen e parë të eliminatoreve të turit të tretë në Ligën Europa.

Ditë më parë, mediat turke përcollën një video, ku futbollistët e tjerë të Fenerbahçes i dëshiruan mirëseardhje Alioskit te skuadra turke në gjuhën turke.

 

https://twitter.com/i/status/1554521375620169730

 

Xhani Alioski filloi karrierën e tij në Shafhauzen, para se të luajë në Lugano dhe Lids Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button