VIDEO/Alkaraz emocionohet dhe nuk u beson syve se takoi Messin

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Laureus” të zhvilluar në Paris kanë qenë të pranishëm disa nga yjet e sportit botëror. Mes tyre edhe tenisti spanjoll Karlos Alkaraz, aktualisht numri 2 në botë.

Gjatë kohës që Alkaraz po jepte një intervistë, kalon futbollisti i PSZH-së, Lionel Messi.

 

“Nuk e kam takuar kurrë, do të ishte fantastike nëse do t’i shtrëngoja dorën”, u shpreh Alkaraz dhe kjo dëshirëz i plotësohet.

Messi ndalon disa sekonda për ta takuar Alkaraz dhe të dy shtrëngojnë duart. Në fytyrën e tenistit spanjoll duket qartë emocioni për këtë moment kaq të veçantë, teksa takon një nga idhujt e tij.

 

 “Është një mit për mua”, tha Alkaraz.

LEXO EDHE:

Back to top button