(VIDEO) Anija me 400 persona në bord goditet nga dallgët në mes të detit, të bërtitura dhe panik te pasagjerët

(VIDEO) Anija me 400 persona në bord goditet nga dallgët në mes të detit, të bërtitura dhe panik te pasagjerët

Valët e detit, që arritën në 20 metra goditën një anije lundrimi norvegjeze me destinacion  Britaninë e cila po lundronte në Detin e Veriut.

Pasagjerët e tmerruar shihen të veshur me jelekë shpëtimi duke pritur udhëzime nga stafi.

Rreth 400 persona ndodheshin në bordin e anijes MS Maud, raporton Daily Mail.

Valët e mëdha që solli stuhia Pia shkaktuan probleme serioze për anijen.

Pasagjerët u përpoqën të mbaheshin pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa dallgët goditën anijen.

Kapiteti bërtiti “shtrihuni në dysheme” ndërsa pasagjerët e veshkur me jelekë shpëtimi po prisnin më të keqen.

Edhe kapiteni u desh të largohej nga ura kur tre xhamat u thyen nga dallgët.

Pavarësisht trazirave, vetëm një pasagjer ka mbetur i plagosur.

LEXO EDHE:

Back to top button