VIDEO / Anis Mehmeti me një perlë “fundos” Lester Siti

Anis Mehmeti shndërrohet në protagonist në Ligën e Dytë të Anglisë me skuadrën e Bristol Sitit. Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren skuadrës së tij teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73, përballë Lester Sitit.

Bristol Siti fitoi me shifrat 1-0 falë golit të Mehmetit, një gol që për nga mënyra e ekzekutimit ishte shumë i bukur. 23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje preçize e të fortë me të majtën shkundi rrjetën për të ndezur festën te Bristoll Sitit.

Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Mehmetin teksa në llogarinë e sulmuesit është edhe një asist. Pas kësaj fitoreje, Bristoll Siti ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të 12, ndërsa Lester mban vendin e dytë me 82 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button