VIDEO/ Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndryshon rezultatin

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kopenhagës dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me golin e fundit që u shënua në minutën e 101’. Arahus po triumfonte me rezultatin 3-2 deri në minutën e 96’, kur arbitri fishkëlleu edhe mbylljen e ndeshjes.

 

 

Pikërisht në këtë rast protagonist bëhet VAR-i, që ndonëse arbitri kishte njoftuar mbylljen e ndeshjes, ndërhyn dhe më pas akordohet penallti për Kopenhagës, e cila shndërrohet në gol nga Uind në minutën e 101’. Pavarësisht protestave të lojtarëve miq, arbitri pas konsultimit me VAR dha penalltinë, duke rikthyer skuadrat në fushë.

LEXO EDHE:

Back to top button