VIDEO/ Arena e boksit në mes palestrës në NBA

Pamje të pabesueshme pushtuan parketin për 15 sekonda para përfundimit të ndeshjes në Sakramento mes Kings dhe Millouki Baks.

Ndërsa gjithçka ishte vendosur dhe Xhianis Antetokounmpo thjesht priste të rifillonte kohëmatësi, Lyles i shkaktoi atij një faull të panevojshëm dhe relativisht të rëndë në qendër të fushës dhe më pas e shtyu pa asnjë arsye superyllin grek.

Bruk Lopez u përfshi për të kërkuar shpjegime për këtë veprim nga lojtari i Kings dhe Lyles e shtyu duke e kapur nga fytyra. Lojtari i Bucks ka reaguar më pas ashpër duke bërë që parketi të kthehej në një përleshje. Menjëherë të gjithë u futën në mes për t’i ndarë, ndërsa kur u qetësua situata, të dy lojtarët u përjashtuan nga ndeshja.

 

LEXO EDHE:

Back to top button