VIDEO / Argjentina shkon në 34 ndeshje radhazi pa humbje

Gjithçka e lehtë për Argjentinën e Lionel Skalonit. “Albiceleste“, fitoi me rezultat të pastër 3-0 në miqësoren e luajtur kundër Hondurasit. Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe Lionel Messi ishin autorë të golave ​​vendimtarë, me yllin e PSZH-së, që shënoi dy herë.

Sfida e luajtur në stadiumin “Hard Rock” në Miami u zhbllokua pas vetëm çerek ore lojë me golin e Lautaro Martinez, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Papu Gomez.

Pak çaste nga pushimi mes dy pjesëve, skenën e mori Lionel Messi, i cili fillimisht realizoi penalltinë për 2-0. Më pas e përfundoi punën në pjesën e dytë me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës. Ishte minuta e 69-të, kur u vulos rezultati përfundimtar 3-0.

Lionel Scaloni, i cili ngjitet në 34 ndeshje pa humbje, duke zgjatur serinë e pamposhtmërisë, e zëvendësoi Lautaro Martinez në pjesën e parë nga Julian Alvarez i Man. Siti. Edhe Leandro Paredes doli jashtë fushës në minutën e 64-të, ndërsa la pushim dy ‘italianët’ e tjerë, Anhel Di Maria dhe Paulo Dibala.

 

LEXO EDHE:

Back to top button