VIDEO / Atalanta “demolon” Liverpullin, Roma mund Milanin pas 7 vitesh pritje

Mbrëmë  u zhvilluan ndeshjet e para çerekfinale në Ligën Europa dhe Ligën e Konferencës. Befasia më e madhe vjen nga Anglia, ku pretendentët e Liverpulli pësuan disfatë 0-3 ndaj Atalantës. Në pjesën e parë në “Anfield”,  “The Reds” gjetën shtyllën por jo edhe golin, teksa bergamaskët u treguan pragmatist, duke zhbllokuar llogaritë me Skamaka-n.

Në pjesën e dytë, “The Reds” lejuan shumë hapësira duke dalë përpara dhe u ndëshkuan përsëri nga Skamaka, duke e kthyen misionin e përmbysjes në mision të pamundur për Liverpulllin. Deri në fund, pati kohë edhe për një gol të Pashaliç, i cili thelloi shifrat.

Në Milano, dueli i luftuar Milan-Roma përfundoi 0-1 në favor të skuadrës së De Rossit, takim i vendosur nga një gol i Mancinit. Në sfidat e tjera, Benfika mundi Marsejën me 2-1, ndërsa Bajer Leverkuzen mundi Uest Hemin me  2-0.

Ndërkohë në Ligën e Konferencës, spikat suksesi 2-1 i Aston Villa ndaj Lillës, ku aktivizohet kosovari Edon Zhegrova. Ndërkohë një gola për vendasit mbylli sfidën e parë në mes Klub Brizhit dhe PAOK-ut nga Greqia.

Në përballjet e tjera, Olimpiakosi me rezultat të ngusht 3-2 mundi Fenerbahçen, ndërsa nuk kishte gola në përballjen në mes Viktoria Pllzenit dhe Fiorentinës.

LEXO EDHE:

Back to top button