VIDEO / Atalanta e Berat Gjimshitit “fundoset” në “Artemio Franki”

Atalanta e Berat Gjimshitit, nuk shkoi më shumë se humbja minimale, 1 me 0, në “Artemio Franchi”, të Firences, duke vënë në “dyshim” prezencën e tyre, në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në mintuën e 31’-të, të pjesës së parë, me mesfushorin 26-vjeçar, Rolando Mandragora, i cili pasi merr një pasim të shkurtër nga Niko Gonzalez lëshon një “silur”, nga një distancë e konsiderueshme, duke “shtangur” portierin e miqve, si dhe duke afruar skuadrën e tij, me finalen e dytë të Kupës radhazi.

 

Tashmë, gjithçka mbetet për të “vulosur” emrin e finalistit është sfida e kthimit, teksa Gjimshiti me shokë do të presë “Violët”, në “Geviss Stadium”, të Bergamos, mbrëmjen e 24 prillit për të mësuar pëfundimisht skuadrën që kalon më tej, ku përballë do të ketë fituesin e çiftit, Juventus-Lazio, me “bardhezinjtë”, që deri më tani janë në avantazhin e dy golave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button