VIDEO / “Qytetarët” shkatërrojnë Aston Villa në “Etihad”

Kërkohej një fitore e madhe dhe një e tillë u sigurua. “Qytetarët” e Man. Sitit ishin vërteë të papërmbajtshëm, teksa shkatërruan skuadrën e Aston Villa, me rezultaitn e thellë, 4 me 1, në sy të 55,097 të pranishmëve, në “mitikun” e “Etihad”, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit anglez, Premier Ligës.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 11’-të, të sfidës, ku pas një pasimi të Doku, “shkatërruesi”, Rodri dërgon topin në rrjetën e Martinez, mirëpo vetëm 9 minuta më vonë Duran vendos baraspeshën për skuadrën e Unai Emeri, por vetëm kaq, pasi në minutat 45+1’, 62’ e 69’ erdhi triplet e “yllit”, Fill Foden, me “fantazisitin” anglez, që po kalon sezonin e tij më të mirë, të karrierës.

Falë kësaj fitoreje, Man. Siti i “ngjitet” nga pas kryesuesve, teksa ngjitet në kuotën e 67 pikëve, po aq sa Liverpulli, që do të ndeshet, me Shefieldin, mbrëmjen e së enjtes dhe vetëm 1 pikë më pak se Arsenal kryesues. Ndërkohë Aston Vila mbetet në vendin e 4-t, por kësaj here vetëm dy pikë larg skuadrës së Totenhami, duke rrezikuar “biletën” për në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button