VIDEO/ Australi, futbollisti futet në fushë dhe bën për spital arbitrin

Çmenduri në Australi, ku një episod i rëndë dhune prishi ndeshjen midis Greenacre Eagles kundër Padstow Hornets, një ndeshje e Premier Ligws në distriktin Bankstown (në jug-perëndim të Sidneit).

Adam Abdullah, futbollisti i pezulluar i “Shqiponjave”, u bë protagonist negativ pasi protestoi ndaj vendimit të gjyqtarëve. Ai hyri në fushë për të sulmuar egërsisht arbitrin anësor të ndeshjes, Khoder Yaghi. Pasi e shtriu përtokë arbitrin, ai u hodh mbi të dhe e goditi me një sërë grushtash përpara se të tërhiqej zvarrë me vështirësi nga njerëzit e tjerë në fushë.

 

“Më theu nofullën”, – dëgjohet ndihmës arbitri në një video që u bë shumë shpejt “virale”, në të cilën shihet i plagosur dhe me fytyrën e këmishën e mbuluar me gjak.

 

 

 

Një gjest që i kushtoi shtrenjtë Abdullah, i cili u arrestua nga policia e Bankstown për sulmin dhe lëndimet që i shkaktoi arbitrit, duke iu refuzuar lirimi me kusht (ai do të gjykohet në ditët e ardhshme).

Ndërkohë, Yaghi nuk dukej i gatshëm të hiqte dorë nga flamuri.

 

“Kjo nuk do të më ndalojë në asnjë mënyrë, – ka shkruar ai në një mesazh të publikuar nga ‘Daily Telegraph’. – Do të arbitroj derisa të vdes”./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button