VIDEO / Australia siguron biletën e Botërorit “Katar 2022”

Kombëtraja e Australisë ia doli të sigurojë një biletë për në Botëror “Katar 2022”, pasi që “ruleta” e penaltive çoi në shtëpi kombëtaren e Perusë.

Një ndeshje e luftuar mes dy skuadrave, të cilat nuk arritën të gjenin golin në 90 minutat e kohës së rregullt, duke bërë që ndeshja mes tyre të shkonte në kohën shtesë. Edhe 30 minutat e kohës shtesë nuk arritën të nxirrnin skuadrën fituese të këtij dueli, me lojtarët që iu drejtohen tashmë fatit në gjuajtjen e penalltive.

“Ruleta ruse” i solli fat Australisë, pasi u treguan më të saktë, duke siguruar kështu edhe biletën për në “Katar 2022”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button