VIDEO / Fiton Bajerni, falë autogolit të mbrojtësit Guardiol

" "

Skuadra e Bajern Munihut arriti një fitore të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Bundesligë, duke mundur një rivali shumë të fortë, si Red Bull Lajpcig.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë nga djemtë e drejtuar nga Nagelsman, të cilët sulmuan që në fillim dhe e gjetën golin më Myler, në minutën e 12’. Pas vetëm 15 minutash lojë ishte Andre Silva që barazoi sfidën, por i përhershmi Levandovski kaloi bavarezët sërish në avantazh.

Pjesa e dytë filloi me ritëm më të lart për miqtë të cilët barazuan në minutën e 53’ me Nkunku. Për fatin e tyre të keq, ishte mbrojtësi Gvardiol, që dërgoi topin në rrjetën e tij dhe i dha avantazhin sërish Bajernit.

Kështu Bajerni udhëheq Bundesligën me 52 pikë dhe ruan distancën me Dortmund, ndërsa Lajpcig do të duhet të bëjë sërish llogaritë për të arritur një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

 

REZULTATET:

Bajern Mynih 3-2 RB Lajpcig

Bielefeld 1-1 Mëshengladbah

Augsburg 2-0 U. Berlin

Këln 1-0 Fraiburg

Mainc 2-0 Hofenhaim

Shtutgart 2-3 E. Frankfurt

LEXO EDHE:

Back to top button