VIDEO / Benzema dirigjent, Asensio e Vinisius golashënues

Skuadra e Real Madridit ka rigjetur fitoren në kampionat, teksa ka arritur të mposhtë me rezultatin e pastër 2-0, Valencian në një përballje, ku treshja e sulmit shkëlqeu e tëra.

Pjesa e parë nisi me vrull nga “madrilenët”, të cilët arritën të gjenin golin në fundin e pjesës së parë, me anë të Antonio Rudiger, por një faull i shkaktuar në ndërtimin e aksionit u pikas nga sistemi “VAR”, i cili çoi në anulumin e golit.

Me nisjen e pjesës së dytë, Marko Asensio dhe Vinisius Zhunior shënuan 2 herë në minutat 52’ dhe 54’, duke i dhënë kështu fitoren “galaktikëve”. Për t’u theksuar është dhe performanca e Karim Benzema, i cili me 2 asistime e pozicionoi veten, si “dirigjent” të sulmit “galaktik”, mirëpo u largua nga fusha me dhimbje në këmbën e djathtë. Me këtë fitore, Real Madrid arriti në kuotën e 45 pikëve, vetëm 5 më pak se Barcelona e vendit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button