VIDEO /Benzema “zgjohet” në fundin e lojës dhe shënon 2 gola

Real Madridi është rikthyer në fushën e lojës pas pushimit 1 mujor nga Kupa e Botës. Valladolid priste në shtëpi Realin e Karlo Ançelotit, ku vendasit rezistuan shumë mirë për 80 minuta. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë pa gola, ku edhe statistikat flasin për një lojë të barabartë.

Intervali i dytë kohor ishte pothuajse si pjesa e parë, me Realin që qarkullonte më shumë topin, por goli nuk po shënohej. Shansi i artë për “Los Blancos” vjen në minutën e 80-të, ku një top i rrezikshëm brenda zonës së Valladolid përfundon në dorën e njërit prej lojtarëve të tyre, duke u akorduar kështu një 11 metërsh.

Sigurisht, bomberi francez, Karim Benzema merr përsipër këtë penallti duke e ekzekutuar pa problem dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Kapaku lojës i vendoset në fundin e lojës, ku një aksion model i ndërtuar me mjeshtëri nga djemtë e Ançelotit, me Kamavinga i cili futet brenda zonës dhe jep një top për Benzema, ku fituesi i Topit të Artë nuk gabon dhe në minutën e 89-të e dërgon topin në rrjetë për rezultatin 0-2.

 

Me këtë fitore, Real Madrid aktualisht ndodhet në vendin e parë në kuotën e 38 pikëve dhe ndiqet nga pas prej Barcelonës e cila ka 37 pikë, dhe do të ndeshet me Espanjolin, në derbin katalunas.

LEXO EDHE:

Back to top button