VIDEO / Çavi Hernandez, e nis me fitore epokën si trajner te Barcelona

Çavi Hernandez e ka nisur suksesshëm aventurën e tij tek Barcelona, pasi ka fituar ndeshjen e parë në shërbim të klubit.
“Blaugranasit” kanë triumfuar minimalisht me rezultat 1-0, me golin e realizuar nga Memfis Depaj në minutën e 48-të. Skuadra mysafire bëri presion të madh për ta barazuar rezultatin pas golit të disavantazhit duke u gjendur disa herë në pozita të mira shënimi, duke theksuar edhe dy shtylla të goditura, megjithatë me fat të madh Barcelona doli me portën e paprekur dhe me një fitore të madhe në këtë takim.
Barcelona kështu rikthehet te fitorja pas katër ndeshjeve pa fitore, ku kishte dy barazime e dy humbje, teksa tani pozicionohet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të mbledhura.