Mbyllet pika e vaksinimit te Shtëpia e Kulturës në Tetovë

Mbyllet pika e vaksinimit te Shtëpia e Kulturës në Tetovë

Nga sot mbyllet pika e vaksinimit kundër Covid-19 te Shtëpia e Kulturës në Tetovë. Deri më tani kjo ishte pika më e madhe për vaksinim kundër kovid-19, shkruan Alsat.

Qytetarët do të mund të imunizohen vetëm në Shtëpinë e Shëndetit pranë Spitalit të Tetovës. Vendimi është marrë si rezultat i interesimit të ulët të qytetarëve për t’u vaksinuar.

Javëve të fundit, në bazë ditore në Tetovë janë vaksinuar rreth 300 qytetarë, përfshirë ata me dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

Shtëpia e Shëndetit ka kapacitet për 500 vaksinime në ditë, prandaj dhe mbyllja e pikës vaksinale në Pallatin e Kulturës është parë si e arsyeshme. Në Tetovë deri më tani është vaksinuar 54% e popullsisë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button