Skuadra e Kaljarit erdhi deri te 3 pikët në sfidën kundër Parmës (4-3) , duke shënuar 2 gola në kohën shtesë të ndeshjes, me çka bëri një hap të madh drejt mbijetesës në Serie A. Parma në këtë përballje dukej se ishte më afër triumfit, pasi që kishte epërsia 0-2 me golat e Pecellës dhe Kuçka-s.
Mirëpo vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan gol në minutën e 39-të përmes Pavoletit, ndërsa dukej se gjithçka ka përfunduar me golin e tretë nga Man, për skuadrën mysafirë (1-3). Në minutën e 66-të, Marin riktheu shpresat për vendasit. Dhe kur të gjithë pritnin fundin e ndeshjes, zëvëndësimet, Periero dhe Çerri shënuan dy gola në kohën shtesë, 92 dhe 94, për të siguruar një fitore të madhe për Kaljarin.
Aktualisht Kaljari është në vendin e 18-të me 25 pikë, dy më pak se Torino që ëhstë një pozitë më lartë. Parma mbetet në vendin e 19-të me 20 pikë dhe me një këmbë në Seria B.








