VIDEO / Debutim me gol për Hallandin, Barca mund Realin

Debutim i shkëlqyer me fanellën e Mançester Sitit për Erling Haaland. Goli i tij i shënuar pas vetëm 12 minutash lojë në pjesën e parë në miqësoren kundër Bajern Munihut, i ka dhuruar fitoren 1-0 kampionëve të Anglisë. Aksioni që ka çuar te goli ka ardhur nga aksioni  De Brujne-Grilish-Haaland, me anglezin që ka gjetur norvegjezin në zonën e rreptësisë dhe ky i fundit ka shënuar me lehtësi një metër larg portës.

 

 

REAL MADRID-BARCELONA 0-1

 

Në “Allegiant Stadium” të Las Vegasit një gol i shënuar nga Rafinja i ka dhuruar Barcelona-s fitoren në “El Clasico”, që është mbyllur 1-0 me një Real Madrid që nuk ka qenë pothuajse asnjëherë i rrezikshëm. Gjithçka është vendosur në minutën e 27-të: braziliani ka lëshuar një goditje të fortë nga jashtë zone me portierin Kurtua që nuk mund të bënte asgjë. Të dy ekipet kanë hedhur në fushë më të mirët, mes të cilëve kanë qenë Rudiger për Real-in dhe Levandoski për Barcelona-n.

 

 

ARSENAL-CHELSEA 4-0

 

Nuk ka patur histori në miqësoren tjetër të luksit mes Arsenal-it dhe Chelsea-t. Ndeshje e dominuar që nga minutat e para, me Gabriel Zhesus në formë të shkëlqyer që ka arritur të gjejë menjëherë golin e avantazhit 1-0 në minutën e 15-të. Në minutën e 36-të ka ardhur dyfishimi me Odegaard dhe, në pjesën e dytë, Saka (66′) ka realizuar të tretin me Lokonga që ka fiksuar shifrat në 4-0 në fundin e takimit.

 

 

Në fushë edhe blerjet e reja Zinçenko me Koulibaly, me senegalezin që ka hyrë në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button