VIDEO / Duplantis, me të parën deri te rekordi fantastik

Ylli suedez i atletikës dhe bartësi aktual i rekordeve botërore, Armand Duplantis, vendosi një rekord të ri botëror në kërcim së larti me 6.23 metra. Atleti suedez befasoi të gjithë, pasi që rezultatin historik e arriti në tentimin e parë në kuadër të garave në “Diamond League” në Juzhin.

Duplantis, i cili gjithashtu mban rekordin në ambiente të mbyllura me 6.22 metra, rezultatin historik e arriti në serinë e parë, vetëm një vit pasi vendosi tani rekordin e dytë, në të njëjtin vend, duke regjistruar kronometrin në 6.21 metra.

Ndryshe Duplantis është i vetmi që ka arritur të kërcejë mbi 6.16 metra dhe deri më tani ka përmirësuar rekordin botëror me shtatë centimetra, plot shtatë herë radhazi, duke arritur atë aktualen – 6.23 metra.

 

LEXO EDHE:

Back to top button