VIDEO/Eliminohet Dortmundi, Leverkuzeni e Xhaka kalojnë në çerekfinale të Kupës

Bajer Leverkuzeni bën detyrën përballë Paderborn, ndërkohë që vijon ëndrra e Sarbrukeni në Kupën e Gjermanisë, me “aspirinat”, që fituan 3-1 në “BayArena” kundër skuadrës së Florent Muslijës dhe Filip Bilbijës, që garon në Bundesliga 2.
Viktor Boniface, në minutën e 12′-të dhe Ekzekiel Pallasios, në të 28-tën i dhuruan skuadrës së spanjollit, Çabi Alonso avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, por miqtë shkurtuan rezultatin me anë të Sebastian Klaas, në minutën e 83′-të. Megjithatë, “aspirinat” realizuan edhe golin e tretë me anë të Patrik Shikut katër minuta më vonë, duke vulosur kualifikimin në raundin e çerek-finaleve, të DFB Pokal, si dhe fitoren e 20-të sezonale në të gjithë kompeticionet.
Mes tetë skuadrave më të mira të Gjermanisë në Kupë do të jetë edhe Saarbriken, teksa pasi eliminoi “gjigantë” e Bajern Munihun, skuadra që garon në divizionin e tretë, mposhti edhe “shqiponjat” e Aintraht Frankfurtit.
Suksesi 2-0 erdhi falë golave të Kai Brunker, në minutën e 64′-t dhe Luka Kerber, në të 78′-tën, ndërkohë që VAR-i i anuloi vendasve një gol në pjesën e parë të takimit, ndërkaq, skuadra e Frankfurtit e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Noel Futkeu, në minutën e 83′-të.
Dortmundi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pas humbjes së merituar 2-0 ndaj Shtutgartit. Në pjesën e mbetur të pjesës, Stuttgart dominonte topin dhe përpjekjet në portë. Ata gjetën golin e parë në minutën e 55-të dhe ishte Serhou Guirasi që zhbllokoi rezultatin. Dortmundi mendoi se kishte barazuar vetëm shtatë minuta më vonë përmes Jamie Bynoe-Gittens, por sulmuesi i ri anglez ishte në pozicion jashtë loje.
Shtutgarti gjeti golin e sigurisë 12 minuta para fundit, kur Silas me zgjuarsi e dërgoi topin në këndin e djathtë të rrjetës.
Disa nga skuadrat më të mëdha të Bundesligës janë eliminuar, si Bajern Munihu, Lajpcigu dhe Aintraht Frankfurt.